JOQ Albania
Home

Siguria e Facebook në pikëpyetje, rrjeti social po u nxjerr të “palarat” përdoruesve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/03/2019 21:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Facebook është prekur së fundmi nga një virus i cili ekspozon mesazhet private të përdoruesve.

Tashmë, “piratët kibernetikë” mund të përdorin video të postuara në faqen e rrjetit social për të gjurmuar se me cilët persona jeni duke folur në chat.

Kështu, me pak fjalë ekspozohen emrat e të gjithë personave me të cilët ju shkëmbeni mesazhe.

E vetmja gjë që iu duhet hakerave për t’ju shtënë në dorë, në këtë rast, është thjesht një klikim në disa video të cilat përdoren si “karrem”.

Kjo “çarje” në murin e sigurisë i lejon ata që të kontrollojnë se me cilët nga miqtë tuaj ju jeni angazhuar kohët e fundit duke përdorur Facebook Messenger.

Problemi i sigurisë vjen vetëm pak ditë pasi CEO, Mark Zuckerberg njoftoi një "të ardhme të fokusuar tek privatësia" për përdoruesit e tij.