JOQ Albania
Home

Mbyti në shpulla nxënësin e tij për 7 Mars, arrestohet mësuesi i pamëshirshëm
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08/03/2019 12:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dje nëpër rrjete sociale është publikuar një video ku shihet se si një mësues nga Malisheva ushtron dhunë mbi një nxënës.

Kjo video është shprëndarë me të madhe edhe nëpër media, pasi që rasti ka ndodhur pikërisht në ditën e mësuesit.

E mësuesi që dyshohet se udhtroi dhunë mbi nxënësin e vetë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Kjo është konfirmuar për nga zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Lirie Podrimaj.

Ajo ka bërë të ditur se i dyshuari është ndalur për 48 orë.

Për arrestimin e tij është  bërë e ditur përmes raportit 24 orësh.

“Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili përmes disa video incizimeve të publikuara në rrjete sociale është parë duke e keqtrajtuar një person. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.