JOQ Albania
Home

Djali i burrit që u përplas për vdekje nga kamioni në Gjilan, fton familjen e shoferit në varrim
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08/03/2019 9:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë u regjistrua ditën e djeshme në qendër të qytetit të Gjilanit, në Kosovë, ku si pasojë e përplasjes së disa automjeteve nga një kamion ndërroi jetë një person dhe disa të tjerë mbetën të plagosur.

Viktima u identifikua si Qerim Çoçaj, nga Hasi i Prizrenit. Ai punonte si furrtar.

Sot bëhet ceremonia e varrimit të viktimës, por ajo që ka bërë djali i tij, thuajse shumë rrallë është dëgjuar.

Djali i të ndjerit, Leutrimi ka ftuar familjen e shoferit të kamionit që ta ndajnë dhimbjen bashkë.

Edhe babai i shoferit të kamionit, Sokol Avdija ka shprehur keqardhje për ngjarjen e rëndë, ndërsa ka theksuar se ndjen një dhimbje aq të madhe, saqë do kishte dashur të ishte familja e tij në atë rast.

Sokol Avdija u shpreh:

Kam dhimbje më shumë për ta se me pas qenë djali im në vend tyre. Ma  shumë kam pas qejf me qenë familja ime në vend të tyre, por ç’ka me bë po më dhimben në shpirt. Ka pas taksirat, fatkeqësi nuk e ka bë me qëllim për një kafshatë bukë ka dalë.  Ishalla zoti për xhenet. Nuk kam fjalë me kallxu për keqardhjen."

Ndaj këtyre fjalëve të Avdiajt ka reaguar edhe djali i furrëtarit që humbi jetën, Leutrim Qoçaj.

Në përmjet një postimi në Facebook, Leutrimi ka ftuar familjen e shoferit të kamionit në varrim, që ta ndajnë dhimbjen bashkë.

Unë jom biri i të ndjerit. Axh as ai s’ka dashtë kjo me ndodhë…Fatkeqësisht baba im qëlloi aty…familjarët e tu i ftojmë t’na vijnë në varrim e në të pame…ta ndajmë dhimbjen bashkë."