JOQ Albania
Home

Ndizen qirinj në kujtim të Qerim Çoçaj-t, humbi jetën në një aksident tragjik
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 07/03/2019 19:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur në një status në rrjetin social Facebook se para furrës "Qerimi" do të ndizen qirinj me rastin e humbjes tragjike nga jeta të afaristit të njohur, Qerim Çoçaj.

Haziri i ka ftuar qytetarët që në orën 20:00 të bashkohen për të nderuar veprën dhe jetën e personit që humbi sot jetën në aksidentin tragjik.

Statusi i tij në Facebook:

 Me iniciativë të rinisë gjilanase, para furrës “Qerimi” do të bëhet ndezja e qirinjve me rastin e humbjes tragjike nga jeta të afaristit të njohur, Qerim Çoçaj. Së bashku me stafin tim, ftoj qytetarët që në ora 20:00 të na bashkëngjiten në nderim të jetës dhe veprës së tij.”