Shumë jahte luksozë ankorojnë në portet shqiptare, sidomos gjatë sezonit të verës.
Vendi ynë bën pjesë në listën e vendeve ku këto jahte ndalojnë, raporton prestigjiozja “Knight Frank”.
Vetëm 3% e këtyre udhëtimeve verore ndalojnë në Shqipëri, që është destinacioni i vetëm. Gjë që e vendos vendin tonë në listën e udhëtimeve luksoze me jaht, përkrah Maltës me të njëjtën përqindje. 6% të këtij totali e merr Mali i Zi.
Turqinë ndërkohë e kanë si destinacion vetëm 4% e udhëtimeve me jaht. Kroacia mbledh vetëm 8%, ndërsa Greqia, vend me një vijë bregdetare mjaft të gjatë si dhe me turizmin mjaft të zhvilluar, 9%.
Italia, Franca, Spanja dhe Monaco, me 19%, 16%, 12% dhe 11%, sipas Scan respektivisht rezultojnë të jenë në krye të listës europiane të destinacioneve të preferuara të jahteve.