“O hiq statusin o hiq bexhin”, Ylli Ndroqi shantazhoi Elio Lazen të fshinte statusin kundër Ramës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07.03.2019, 18:27

Pas protestës së opozitës në 26 shkurt, ku u hodh gaz lotsjellës dhe shumë qytetarë përfshirë gazetarë e opozitarë ishin në gjendje jo të mirë shëndetësore, gazetari Eljo Laze në një postim në Facebook, i adresoi "dy fjalë zemre" kryeministrit Edi Rama.

Laze shpresonte që atë helmin që ai kishte thithur dhe frymën që i mungoi për pak minuta ta pësonte tek djali i tij i vogël.

Statusi i Lazes:

Dy fjale zemre Edi Rames! Qe ti je nje diktator ne grahmat e fundit te pushtetit tend te korruptuar dhe te droguar kjo nuk ka pike dyshimi. Qe populli qe proteston nuk eshte huligan, as kjo ska pike dyshimi. Sot isha ne godinen e parlamentit. Jo per te protestuar (fatkeqsisht) por per te raportuar si gazetar. Dhe cfare bere ti burracak? Urdherove deshtakun qe ke vene Minister te Brendshem qe te shperndaje turmat me gaz helmues. Protestues, gazetare, kalimtare dhe police vuajten pasojat. Ke ne kurrizin tend boll krime. Por tashme e ke kaluar masen. Kete helm qe thitha sot dhe frymen qe me mungoi per shume minuta, shpresoj ta provosh aty ku te dhemb me shume (nese te dhemb), tek djali yt i vogel. Historia do te te gjykoje si nje tiran i turpshem. Fundi yt eshte ceshtje oresh."

Sigurisht ky reagim i Elio Lazes ngjalli shumë reagime në rrjet. U cilësua fillimisht si një deklaratë tepër e rëndë, pasi djali i vogël i Ramës, Zaho, fundja ç'faj ka për veprimet dhe qeverisjen e të atit, ndërsa disa të tjerë e cilësuan këtë deklaratë si të Monika Kryemadhit, thënë nga Elio.

Por përtej këtyre aludimeve fakt është se statusi i tij u fshi nga adresa e tij e facebook-ut.

POR PSE U FSHI NGA FACEBOOK-U I ELIOS STATUSI?

Këtë gjë Elio e ka treguar në emisionin "Debati", i Roland Qafokut në Channel One, i ftuar mbrëmjen e 5 Marsit. Teksa ka rrëfyer se menjëherë pas rastit ai ishte thirrur në Policinë e Tiranës, ka theksuar se statusin e ka fshirë sepse pronari i medies ku ai punon, Ylli Ndroqi me ngulm i kishte kërkuar të fshinte statusin.

Diskutimi mes Roland Qafokut dhe Elio Lazes, ku gazetari rrëfen edhe të vërtetën

Laze: Shpar, rreth orës 4 pasdite, censura ka arritur deri tek pronari i televizionit tonë, zoti Ylli Ndroqi, i cili më telefonoi dhe më kërkoi me ngulm në një skandal të madh të hiqja nga Facebook-u shkrimin. Prandaj shkrimi nuk është më. Qafoku: Dale, dale, dale se nuk ta bën Ylli këtë. Lëri tani këto. Si të thotë Ylli ty hiqe këtë shkrimin në status? Lëri tani. Laze: Atëherë kamera të lutem. Qafoku: Paskam bërë gabim që të paskam marrë sot. Laze: Të lutem kamera... Qafoku: Si të lutem kamera, dale se e drejtoj unë kameran ore, ej... Laze: Biseda me zotin Ndroqi (tregon mesazhet e shkëmbyera në telefon). Ky është statusi të cilin ia dërgova dhe i thash që po e heq. Kur pronari im arrin dhe më censuron mua Facebook-un tim, unë nuk dua ta mendoj se çfarë i kanë bërë ata pronarit tim në telefon. Qafoku: Si, si ishte kjo? Laze: Kur pronari arrin dhe më shantazhon mua për një status në Facebook unë nuk e besoj dot çfarë dreqin i bëhet biznesit, nga ata më lartë.

Nga një tjetër studio televizive, nga "Syri", për po të njëjtën çështje Laze ka deklaruar se Ylli Ndroqi e ka vënë përballë dy zgjidhjeve: ose të hiqte statusin ose të hiqte bexhin.

Laze: Pata një telefonatë nga pronari im, nga zoti Ndroqi, i cili revoltuar maksimalisht më kërkoi të hiqja statusin. Sigurisht që refuzova i thash zotëri është Facebook-u im, nuk ka përfshirë punën, nuk kam përfshirë faqen zyrtare të televizionit ku unë punoj, Channel One dhe pata dy alternativa: o hiq statusin o hiq bexhin. Një situatë e paprecedentë."

/ JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit