JOQ Albania
Home

Komunarët në Kosovë merakli të alkoolit, pijnë mbi 200 me para të shtetit
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 06/03/2019 19:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në faturat e drekave dhe darkave zyrtare të Komunës së Pejës, rrallë herë mund të gjendet ndonjë drekë/darkë ku nuk është konsumuar alkool.

Në faturat e shpenzimeve, komunarët e Pejës kanë konsumuar 215 birra, nga më të ndryshmet por më së shumti birra vendore e kësaj komune, ajo e Pejës.

Disa prej birrave kanë kushtuar 1 euro e disa prej tyre 1 euro e gjysmë, varësisht sa kanë qenë të mëdha.

Vetëm për këto birra, buxheti i Komunës është shpenzuar 263 euro e 50 cent.
Ndërsa komunarët e Pejës, përveç birrave kanë konsumuar edhe verëra e raki të llojeve të ndryshme.

Në një drekë, zyrtarët e Komunës së Pejës kanë porositur 2 shishe verë të llojit “Stone Castle”, me vlerë totale prej 60 euro apo 30 euro për shishe.

Ndërsa 134 euro e 50 cent janë shpenzuar poashtu për pije alkoolike. Në këtë shumë hyjnë gotat e rakive të ndryshme e gotat me verë.

Edhe në këtë komunë, si në shumicën e komunave tjera ekzistojnë fatura, ku nuk specifikohet lloji i shpenzimeve por arsyetohen vetëm se pagesa është bërë për ushqim dhe pije