JOQ Albania
Home

Shkencëtarët gjejnë “sekretin”e jetëgjatësisë, zbulohet mënyra që do t’i bëjë njerëzit të jetojnë me gjatë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/03/2019 21:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas disa zbulimeve të bëra së fundmi, së shpejti pritet të dalë në “treg” pilula e jetëgjatësisë.

Kërkuesit nga Universiteti East Anglia kanë bërë eksperimente tek disa lloje krimbash dhe kanë arritur që të zgjasin ciklin e jetës së tyre me dyfishin e normales.Duke “çaktivizuar” disa gjene që besohet të jenë përgjegjëse për “degradimin” e trupit me kalimin e viteve, shkencëtarët arritën që t’i bënin krimbat e eksperimentit të jetonin dy herë më shumë se zakonisht.

Këta krimba jetëgjatë më pas sollën në jetë të vegjlit e tyre që rezultuan të ishin të shëndetshëm dhe më pjellorë.

Kjo, sipas studimit, sygjeron se këto ndryshime gjenetike me kalimin e kohës mund t’ju kalohen dhe pasardhësve në mënyrë natyrale.

Nëse kjo mënyrë aplikohet tek trupat njerëzorë, atëherë shkencëtarët do mund të sjellin një “kurë” që do të parandalojë plakjen.

Në rastin e krimbave, gjeni që u “çaktivizua” quhet DAF-2.

Skuadra e Dr. Maklakov sygjeron se sekreti i jetëgjatësisë tek njerëzit do të jetë “fikja” e gjeneve të plakjes në kohën e duhur. JOQ Albania