Ekskluzive/ “Çdo gjë shkon drejt shkatërrimit”, punonjësi i flotës së Helikopterëve zbulon skandalin e dy ministrive

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 05.03.2019, 19:25

Një punonjës i Flotës së Helikopterëve të Shëndetësisë ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka treguar se çfarë është duke ndodhur me këtë flotë.

Ai shkruar se kjo Flotë është drejt zhdukjes. Sipas tij brenda një kohe shumë të shkurtër ka ardhur një urdhër, që të largohen të gjithë helikopterët si ato të Policisë dhe ato Shëndetësisë.

Ai thotë se ka mbetur vetëm një helikopter, i cili është ende në gjendje pune, kurse gjithë të tjerët janë larguar me kamionë transportues në Farkë.

Punonjësi shkruan më tej se deri para disa kohesh njësia e helikopterëve të Shëndetësisë, që varej nga Ministria e Shëndetësisë, shkëputet nga kjo ministri dhe kalon në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Më tej ai shkruan se me aq sa dëgjojnë, aty do të bëhet një ndërtim madhështor sepse kanë dalë pronarët e tokës, por sipas tij toka është publike.

Por problemi më madhor për të qëndron tek fakti se si do të transportohet ekipi mjekësor i Helikopterëve tek Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore në Farkë, apo do të vijë helikopteri nga Farka tek QKUM për të marrë personelin duke bërë rrugë bosh?

Kjo është pyetja që ngre ai. Po ashtu ai tregon edhe një problem tjetër është se të gjithë helikopterët që kanë plotësuar orët e punës nuk dërgohen për servise.

Në mesazhin e tij ai ngre pyetjen "A mund të quhet një helikopter i vetëm flotë?"

Në përfundim të mesazhit të tij, ai shkruan punojësit e kësaj flote nuk duan më propagandë falco për heroizmin tonë në punë, kur nuk investohet dhe çdo gjë shkon drejt shkatërrimit për ketë njësi helikopterësh, e cila shpëtonte jetë sa herë qyetarët kishin nevojë.

Komentet u takojnë juve tani.

Mesazhi i tij i plotë nisur për JOQ Albania:

Se shpejti zhduket Fllota e Helikoptereve,nga fusha e Aviacionit. Jam nje punonjes i Fllotes se Helikoptereve te Shendetesise dhe nuk dua te identifikohem as me emer,as me specialitet. Kuptohet. Mund te humbas vendin e punes. Dua t’ju tregoj se dicka jo e ndershme po luhet tek fusha e helikoptereve, ku ishin stacionuar helikopteret e Policise dhe ato te Shendetesise. Brenda nje kohe te shkurter erdhi nje urdher qe te largoheshin te gjithe helikopteret, si ato te Policise dhe ato te Shendetesise. Sic shikoni ne foto ka ngelur i vetmi helikopter i Shendetesise qe eshte ne gjendje pune akoma, dhe I pa u larguar nga hangari. Te gjithe te tjeret te cilet nuk ngriheshin ne fluturim prej shume kohesh edhe si pasoje e nritje uljeve pa kriter dhe nevoje shpesh here, pasi oret e tyre te punes kan mbaruaru larguan me kamiona transpotuese ne Farke. Gjithashtu dua t’ju tregoj se para disa kohesh Njesia e Helkoptereve te Shendetesise, qe varej nga Ministria e Shendetesi, kryesisht nga Qendra Kombtare e Urgjencave por qe ne Helikopterret punonin dosa kohe, ekipet mjeksore te ERA-s,e shkeputen nga kjo ministri dhe e kaluan ne vartesi te Ministrise se Mbrojtjes. Tani kjo u be fakt duke na transferuar ne Farke. Aq sa degjojme, aty do te behet nje ndertim madheshtor dhe gjoja kane dale pronaret e tokes,nejse kjo eshte qeshtje tjeter. Me aq sa dime kjo eshte toke publike, sepse ka qene e blere prej pronareve te tokes nga italianet ne kohet e pushtimit ta vendit nga Italia. Nga dolen keta pronare tokash tani? Si do te transportohet ekipi mjekesor i Helikoptereve te Qendra Kombtare e Urgjencave Mjeksore ne Farke? Apo do te vije helikopteri nga Farka tek QKUM per te mare personelin duke bere rruge bosh? Qe kur erdhi ky drejtori I Qkum-s gjithecka morri tatpjet,se si erdhi,dhe se si e shkatrroj kete,qender nuk e kuptuam. Nje problem i madh eshte se te gjithe helikopteret qe kane plotesuar oret e punes nuk dergohen per servise, aq sa tani ka vetem nje helikopter ne pune. Sonte dy ore me pare,ishte ne fluturim nje Helikoperr Ushtarak ne nje rast. A mund te quhet nje helikopter Fllote? Kur kete investim nuk e beri Ministria e Shendetesise,nuk besojme se do ta bej Ministria e Mbrojes per helikopteret e Shendetesise. Vec uljes se pages dhe kuotes se trajtimit si pilot, ne kemi frike qe nje pjese e punonjeseve te Njesise se Helikoptereve te Shendetesise mund t’i rrezikohet dhe vendi i punes. Nuk duam me propagande fallco per heroizmin tone ne pune kur nuk investohet dhe cdo gje shkon drejt shkaterimit per kete njesi Helikopterresh e cila shpetonte jete cdo dite qytetaret kishin nevoje."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit