JOQ Albania
Home

Kosova nderon UÇK-në, mbahet seancë për Epopenë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05/03/2019 17:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër, për një seancë të veçantë në nder të 21 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kuvendi ka njoftuar se seanca do të nis në orën 15:30.

Ndërkaq, pika e vetme e rendit të ditës është – Shënimi i 21-Vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkaq, sot Kuvendi nuk ka arritur që të mbajë seancën e jashtëzakonshme për shpenzimet e Qeverisë, për shkak të mungesës së kuorumit.