Dikur ka qenë një nga prezantuesit e Top Channel, në emisionin rinor të pasdites. Mishel Rrena i dha fund beqarisë pak kohë më parë duke u martuar me një mashkull.
Ai kishte pranuar hapur orientimin e tij seksual dhe pasi u largua përfundimisht nga Shqipëria, kurorëzoi dashurinë e tij në martesë.
Të rinjtë i thanë "po" njëri-tjetrit në një ceremoni të organizuar në Londër.
Lajmi bëri bujë në të gjitha mediat rozë dhe pas kësaj, Misheli vendosi të mbyllte të gjitha rrjetet sociale.
Moderatori ka postuar së fundmi një foto në profilin e tij në Instagram, nga ku tregon se ndodhet në ishujt Canary në Spanjë duke shijuar plazhet e bukura nën rrezet e diellit.