Edi Rama ishte i pranishëm ditën e djeshme në Samitin e Diasporës në Tiranë.
Gjatë kohës që u ngrit duke mbajtur fjalimin, një i pranishëm në sallë i tha: I love you! Nuk do ishte çudi që ky të ishte një skenar i Endri Fugës, i njohur ndryshe si "truri" i PR të Ramës, i cili kohët e fundit është i gatshëm edhe t’i shesë shpirtin djallit për të rregulluar imazhin e përdhosur të shefit të tij.
Nga kjo fjali që e çoi në qiellin e 7-të dhe tejet ekzaltoi KM-në, ai ia ktheu me të njëjtën kusur "dashurinë" dhe nuk hezitoi të publikonte edhe një video në Instagram.
Aty duket një brune e ulur në krah të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, e cila përdredh buzët gjatë këtij momenti.
Por me sa duket, ideja e Fugës nuk ishte edhe aq gjeniale, por një kopje e dështuar e liderit izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një konference të tij në Washington. Gjatë fjalimit të tij një grua nga turma i thotë "I love you" dhe ai ia kthen "I love you too".
"Mastermind-it" të Ramës i kanë mbaruar idetë dhe ka nisur t'i shesë publikut "gjëra të lira".
Komentet ju takojnë juve