SHBA-ja shpreh përkrahjen për KFOR-in dhe praninë e trupave në kampin Bondsteel

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 01.03.2019, 16:38

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur përkrahjen për praninë e trupave të tyre në kampin e Bondsteel-it. Komunikata e dërguar për media, sapo ka hedhur poshtë zërat se SHBA-ja ka kërcënuar se nëse nuk tërhiqet taksa ndaj Serbisë, do të bëjnë largimin e kampit të Bondsteel-it nga Kosova.

Përmes një komunikate për media dërguar nga Ambasada Amerikane në Kosovë thuhet se SHBA-ja mban përkrahjen për KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-së në kampin e Bondsteel-it.

Në Kosovë që nga e mërkura kanë qëndruar dy zyrtarë të lartë të administratës së Donald Trump-it, të cilët kanë zhvilluar takime me kryeministrin Ramush Haradinaj e presidentin Thaçi, ku kanë diskutuar rreth vazhdimit të dialogut në Bruksel dhe për çështjen e taksës.

Pas këtyre takimeve në mënyrë jozyrtare është thënë që dy përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë kanë paralajmëruar mundësinë e tërheqjes nga Bondsteel-i nëse Kosova vazhdon të jetë e padëgjueshme karshi Amerikës.

Për një gjë të tillë, edhe pas takimit të amerikanëve me ekipin negociator, ku ishte edhe Shpend Ahmeti, ky i fundit ka konfirmuar se amerikanët kanë paralajmëruar mundësinë e tërheqjes së trupave nga Kosova.

Por, në komunikatën e dërguar sot për media, Ambasada amerikane ka thënë se politikat e SHBA-së ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të tyre në Kampin e Bondsteel-it.

Në komunikatë citohet:

Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel që ruan një ambient të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet tjera të trupave të SHBA-ve i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit