JOQ Albania
Home

Studente eskelente e Oxfordit, kosovarja nuk pranohet si asistente në Universitetin e Prishtinës
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 01/03/2019 15:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqiptarët e kanë vërtetuar se nëse punon fort, një ditë do të vlerësohesh për sakrificën dhe dijen. Nita Shala është kosovarja e cila ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin Juridik me nota të larta, më saktë me mesatare 9.21.

Ajo vazhdoi studimet master për të diplomuar në Drejtësi për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Luftën kundër Krimit të Organizuar Financiar në Universitetin e Teramos të Italisë me notën mesatare 10.0. Shala ka treguar se ajo ka fituar gradën magjistër Shkence në Kriminologji në Universitetin e Oxfordit.

Po ashtu, ajo ka diplomuar edhe në programin ekzekutiv me titull “Strategji lidershipi që prodhojnë rezultate” i Harvard Kennedy School në SHBA. Por kjo nuk është e tëra. Nita Shala ka edhe përvojë pune në institucione tejet të rëndësishme në Holandë dhe në Shqipëri.

Pavarësisht formimeve të saj dhe diplomimeve me rezultate nga më të lartat, Nita nuk po pranohet dot si asistente në Universitetin e Prishtinës. Kjo për arsye se në vendin tonë është shumë e vështirë të fillosh një punë me forcat e tua pasi duhet të kesh shumë të njohur për të fituar një post të caktuar në punë.

Në Tribunal të Hagës, Nita Shala punon në dy raste shumë të rëndësishme: Prokurori kundër Vojislav Sheshel dhe Prokurori kundër Vlastimir Gjorgjevic, i shpallur fajtor nga Tribunali i Hagës për krime lufte në Kosovë.
Puna në Tribunal dhe pasioni për të drejtat e njeriut ndikon përzgjedhjen e temës së Doktoratës, përkatësisht identifikimin e statusit ligjor të konceptit të “garancive për mospërsëritje” në kontekstin e shkeljeve të rënda të së drejtave të njeriut.

Përveç punës në Tribunal të Hagës, Nita punon si këshilltare për çështje të të drejtave të njeriut në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Zyrat e OKB-së në Gjenevë, këshilltare nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim e Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, dhe konsulente e Ministrit të Drejtësisë dhe Parlamentit Shqiptar si staf i kontraktuar nga Misioni i BE-së EURALIUS.

E pavarësisht këtyre, Nita Shala ka hasur në pengesa të shumta për t’u bërë pjesë e stafit akademik në Universitetin Publik të Prishtinës. Shkak u bë nepotizmi në këtë institucion. Për pozitën asistent në Fakultetin e Juridikut ka aplikuar edhe Triumf Sadikaj, i cili është  vëlla i gruas së Dekanit Haxhi Gashi dhe djali i anëtarit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës dhe njëherësh profesor në po të njëjtin fakultet, Beqir Sadikaj.

Vetë Gashi nuk ka hezituar që publikisht të del kundër Nita Shalës në mbledhjen e senatit mbajtur me 5 tetor të vitit 2018. Ai para senatit ka thënë se kandidatja nuk e ka plotëson kriterin e moshës dhe se nuk e ka nostrifikimin e diplomës.

Në rastin Nita Shala, pavarësisht insistimit nga Dekani për të uzurpuar vendin e stafit akademik për “mikun” e vet, vëllanë e gruas, profesorati merr vendimin që të kthejë në Kosovë dhe përfshijë një kandidate e cila shpreh vullnetin për t’u kthyer dhe kontribuar në Kosovë.