“Lufta e hapur”, Haradinaj: Thaçi i ka bërë dëme të mëdha vendit me idetë e tij për ndarjen e Kosovës

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 01.03.2019, 15:22

Insistimi i presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufirit me Serbinë dhe rezistenca e kryeministrit Ramush Haradinaj për të mos e hequr taksën ndaj produkteve serbe ka bërë që të përshkallëzohet “lufta” mes dy liderëve kryesorë të vendit.

Haradinaj ka thënë ditën e sotme se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka shkaktuar dëme të mëdha Kosovës me diskutimet e tij përsa i takon ndarjes së vendit.

Gjithashtu kryeministri Haradinaj e ka përjashtuar mundësinë që Shtetet e Bashkuara të largojnë prezencën e tyre ushtarake nga Kosova si pasojë e mospranimit të rekomandimit amerikan për heqje të taksës 100% për produktet me origjinë nga Serbia dhe nga Bosnje Hercegovina.

Deklarata e Haradinajt:

Presidenti i ka bërë dëme të mëdha vendit me idetë e tij lidhur me dialogun edhe me avancimet për ndarje të Kosovës, pra diskutimet e tij e kanë sjellë Kosovën ku është sot. Amerika është garantuese e sigurisë dhe paqes në gjithë globin. Vendimet që janë folur si kërcënim për Bondsteel-in, janë ndoshta të hershme ose të avancuara për shkak se një vendim i tillë mund të merret, por jo në rrethana ose lidhur me taksën. Ndërsa të gjitha argumentet për të cilat është vendosur taska, agresiviteti i Serbisë në planin e jashtëm, përpjekjet për destabilizim në planin e brendshëm dhe vonesa, pra për njohje që i shkakton dëm Kosovës, ekzistojnë. Taksa mbetet deri në njohje të Kosovës.”

Kryeministri ka vlerësuar se “nuk është mirë që të vrapohet për t’u treguar proamerikan duke e hequr taksën ndaj Serbisë”, pasi kjo, sipas tij, nuk i ndihmon shumë Kosovës.

Pavarësisht rekomandimit amerikan, kryeministri Ramush Haradinaj është deklaruar vazhdimisht kundër heqjes së taksës prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit