Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, teksa po merrte pjesë në samitin e Diasporës që po mbahet në Tiranë, foli edhe për temën më të rrahur në kohën e fundit.
Presidenti tha se nuk do të ndahet Kosova "pa shkelur mbi trupin" e tij, raporton JOQ Kosova.
"Pa shkelur mbi trupin tim, askush s'mund ta cënojë asnjë milimetër të territorit të Kosovës", ka thënë Thaçi.
Ndërkaq, ai pati thumbime edhe për Sali Berishën e Ramush Haradinajn, që po e akuzojnë për bisedime që çojnë në ndarje të Kosovës.
"Për ndarje të Kosovës flasin vetëm ata që e kanë ndihmuar Millosheviqin dhe kanë mik Radojicicin", ka shtuar ai.
Ndryshe, mbrëmë në Tiranë, presidenti Thaçi dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, patën një takim për të cilin nuk u dhanë detaje.