Sot rreth orës 5:30 një person është goditur nga treni duke marrë plagë vdekjeprurëse.
Bëhet fjalë për në person të moshës 50 vjeçare, e cila u godit nga treni në qytetin e Pejës, raporton JOQ Kosova.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, mirëpo ndërkohë mediat kanë publikuar pamje edhe të viktimës e cila vazhdon të qëndrojë në hekurudhë.
“Sot rreth orës 5:42 një person është mbytur nga treni në Pejë. Njësitë përkatëse ndodhen në vendin e ngjarjes. Deri më tani nuk kemi informata shtesë. Sapo të kemi marrë më shumë informata do t’ju mbajmë të informuar lidhur me këtë ngjarje”, thonë Policia.
Ndryshe, edhe para dy javësh një djalë ishte goditur nga treni në Prishtinë, mirëpo kishte shpëtuar vetëm me lëndime.