“Doja ta humbisja virgjërinë me princin e kaltër, por prindërit…”, vajza rrëfen historinë e tmerrshme që e çoi në prag vetëvrasjes

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 28.02.2019, 19:13

Kohët e fundit disa raste përdhunimesh të vajzave të mitura janë regjistruar në Shqipëri, duke lënë tek ato trauma që ndoshta pak kush mund t'i imagjinojë.

Në fakt i tillë është edhe rasti i një vajze, e cila për JOQ Albania ka rrëfyer historinë e saj, tepër të dhimbshme.

Vajza gati sa nuk ishte përdhunuar nga kushëriri i saj në moshën 13-vjeçare, por fatmirësisht kishte shpëtuar falë reagimit të shpejtë të saj, duke ulëritur.

Ajo tregon se këtë histori ia kishte treguar nënës së saj, e fundit kjo që e kishte mirëkuptuar për momentin, por që i mbante qëndrim dhe i bërtiste. Vajza thotë se situata në familjen e saj ishte shumë e tensionuar, ndërsa kjo nga ana tjetër gati kishte kaluar në depresion.

Më pas prindërit e prezantojnë me një djalë në moshën 21-vjeçare, kundër dëshirës së saj. Vajza jo vetëm që nuk e kishte pranuar djalin për t'u fejuar, por edhe ia kishte bërë me dije që nuk e donte. Sipas saj ai ishte njëri me dy fytyra, dhe ndodnëse ia kishte shprehur këtë mendim priondërve ata nuk e kishin besuar.

Pasi ajo i kishte kërkuar të mos fejoheshin, ai e kishte kërcënuar se do t'i ngacmonte motrën 12-vjeçare. E trembur se mos motra pësonte të njëjtën traumë, e kishte lejuar djalin të bënte çfarë të donte me të, pasi kishte pirë 3 hape.

Djali i i kishte marrë virgjërinë, pohon vajza dhe më pas ajo i ishte drejtuar spitalit.

Foto Ilustruese

Për më shumë lexoni historinë e plotë të vajzës:

Pershendetje JOQ! Marr shkas nga letrat e djemeve per vajzat e virgjera dhe po ju shkruaj tju tregoj historine time. Shoh qe shume djem kane mentalitetin qe kam pasur une dhe e kam deri diku akoma. Une isha ajo vajza qe lexonte romane pafund dhe zhytej ne boten e fantazise. Doja dhe une qe virgjerine apo nderin si e cilesoni ju, ta humbisja me princin e kalter. Doja dhe une qe ti jepesha burrit tim e me ate te isha ne jete te jeteve. Kur kam qene 13 vjec kushuriri tentoi te me perdhunonte dhe kam arritur e shpetuar duke e qelluar ate me cme kapi dora dhe kam vrapuar. Mamas i tregova dhe ajo me pyeti nese ai me beri gje. Kur ajo u sigurua qe isha akoma e virgjer me tha qe kjo gje mund ti ndodhi kujdo por rendesi ka qe sme ndodhi gje dhe mos te hapja goje. Mami sme la me vetem por rrinte e ftohte dhe shume e ashper me mua. Ne familjen time mbizoteronte dhuna. Ata qe na njohin prinderit e mi thone jane te qete por brenda mureve te shtepise vetem une e motra e dime cbehet. Rash ne depresion. Koka me dhimbte por perpiqesha duke lexuar te mbaroja shkollen dhe shpresa me mbante gjalle, qe kur te mbaroja universitetin do shpetoja nga ky ferr. Derisa ne vit t 3 t shkolles se larte babai me thote qe donte te me fejonte. Me tha ta njihja ose do me hiqte nga shkolla e do me mbyllte ne shtepi. Djali sme pelqu dhe ja thash ne sy qe nuk bente per mua por ai nuk u largua. Babi pa pelqimin tim ndau diten e fejeses por une djalit i thosha qe ste dua sme pelqen sdua jete me ty. Derisa nje dite i thash te urrej largohu nga une po me shkatrron jeten ste dua. Nuk e doja sepse ai ishte njeri negativ shpirtlig me dy fytyra i bente keq kudo. 1 muaj para fejeses djali bisedoi me mua. I thash dhe po u fejuam une ste jepem ty se ste dua dhe nuk dua jete me ty babai po me detyron por ti je kafshe ste dua. Ai qeshi dhe me tha qe kisha nje moter 12 vjec duhet te sillesha mire nese sdoja qe ajo ta pesonte. Qava i thash mamit e babit por ata sme besuan se djali sillej me qetesi para tyre. Djali me tha qe fejesa sdo behej se ai do e prishte por per ate mosrespektim qe kisha treguar ndaj tij dhe meqe e kisha ofenduar pa pik turpi ne sy duhet te merrja nje denim. Duhet te kryeja marredhenie me te ose me tha do ngacmonte motren dhe do e traumatizonte do i shqyente rrobat e do e prekte. I thash qe do e denoncoj por ai qeshi. Babain e kishte oficer, babi im e besonte verberisht dhe nese do e denoncoja askush sdo e besonte. Iu dhash atij. Kam pir 3 hape gjumi e i thash be cte duash. Kur u zgjova te nesermen ai kishte ikur. Krevati ishte ber pis dhe mezi levizja. Kam qare e kam thirrur shoqen te vinte te me merrte e te me conte ne spital. Kur shkova ne spital mjekja e kuptoi c'kishte ndodhur. Me tha qenka treguar kafshe do nje jave te qetesohesh dhe me tha boll genjeve kam kryer marrdhenie se te kan perdhunuar thuam emrin ta denoncoj. Por jo nuk bera ze. Erdhi dita e fejeses e djali e nxori fytyren para prinderve te mi. I tha jam djal me tradita. Burri duhet te flas e gruaja ti neneshtrohet. Vajza jote me ka ofenduar ne fytyre nuk esht per mua. Menyra si u shpreh ai iu neverit dhe babit tim dhe i tha zhduku vajza paska pasur t drejte. Fejesa nuk u be. Por une humba. Humba virgjerine per te mbrojtur motren. Kane kaluar 3 vjet. Jam me ilace dhe ne ndjekje nga nje neuropsikiater. Sdoja qe motra te perjetonte friken qe perjetova une kur isha 13 vjec dhe ajo ishte 12 vjec. Eshte 10 vjece me e vogel se une dhe une duhet ta mbroj. Mbrojta ate por humba veteveten. Sot ne krah kam dike. E kam njohut vet dhe ai di historine time por une sjam me vetvetja. Sa here ai me perqafon me kujtohet e shkuara. Smund te kryej marrdhenie me te dhe pse ne po bejme cilibrimet. Smundem sepse me dridhet trupi, me dhemb koka dhe me kujtohet gjithcka. Si luftova per nderin qe femije dhe si e humba kur shkova 21. Jam me burrin qe dua e me kupton por ndihem bosh. Doja dhe une te isha e virgjer per te. Te kisha nje nate romantike nen driten e qirinjeve me petale trendafili e ti jepesha atij qe doja. Por jo sot ja ku jam cdo sekonde me lot ne sy. Kam frike te kryej marrdhenie te bej femije. Sdua vajza ime neser te jete pre e nje traume nga vete gjaku i saj apo nga nje moster qe e kercenon. Sdua as djali im ti beje keq nje vajze. Jo ska lidhje edukata por njeriu. Prinderit e atij djali ishin me shkolle te edukuar e strikt por kishin nje moster per djale. Prinderit e mi kane qene e jane fanatik ne maksimum e me rregulla por ja vajzen e tyre e zhyten ne llum. Kam tentuar vetevrasjen por jo jam ketu mbi toke akoma. Trupin e kam gjith shenja e shpirti qan dite e nate. Koka dhimbjet ka tashme vite qe nuk i ndalon. Lexoj ketu histori per nderin por ju harroni qe me kete kohe qe ka ardhur nuk ka me siguri qe te ndodhi ajo qe kerkoni ju! Sipas jush o meshkuj e femra une jam rrugace? Une dhe vajzat si puna ime qe kane qene viktime e terrorizimit jane rrugace? Nuk meritojme lumturi? Nuk meritojme asgje? Epo me falni ju lutem me falni qe nuk pata fuqi te luftoja por u dorzova!... Anonim ju lutem"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit