JOQ Albania
Home

Mbyllen hetimet, dalin faktet si kaloi ish-kryeministri maqedonas Gruevski në Hungari
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 27/02/2019 19:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevsi e drejtoi Maqedoninë për 10 vite, deri në vitin 2016. Ai u detyrua ta lërë detyrën pas një skandali, ku më vonë u dënua edhe me dy vite burg për korrupsion.

Edhe pse autoritetet në Maqedoni bllokuan pasaportën e tij për të mos e lënë të dalë nga vendi, Gruevski iku nga vendi dhe diplomatë hungarezë e kaluan atë nëpërmjet Ballkanit. Qëndrimin në Budapest e bëri të ditur në rrjetin social Facebook në 13 nëntor të vitit 2018.

Në kursin e hetimeve është gjetur se Nikola Gruevski ka pasur dokumenta udhëtimi të vlefshme për të dy hyrjet kufitare Hungareze dhe serbe dhe kufijve të tjerë nëpërmjet të cilëve ka hyrë në zonën Shengen, që ka qenë në përputhje me kushtet ligjore.

Gjithashtu është bërë e ditur se Gruevski duhet të presë për përfundimin e aplikimit për azil në zonën tranzit të kufirit serb, njëlloj si refugjatët e tjerë. Sipas qeverisë hungareze, Gruevski është persekutuar nga qeveria maqedonase nën influencën e George Soros dhe nuk mund të kthehet në vendin e tij për shkak të kushteve të këqia në burgjet maqedonase, pavarësisht se kjo gjë nuk i ka shqetësuar më parë autoritetet hungareze.

Sipas departamentit të Emigracionit Ilegal në Policinë Emergjente, në rastin e Gruevskit nuk është realizuar kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror, edhe pse nuk është specifikuar, se si në mungesë të një pasaporte një qytetar maqedonas jashtë Shengenit, ka hyrë në zonë.

Ja çfarë thuhet në raport:

Procedura e azilit për Nikola Gruevskin nuk është paraprirë nga ndonjë organizim i jashtëm, por ai dorëzoi vullnetarisht kërkesën për azil të autoritetet hungareze, pa aktivitet organizimi."

Policia gjithashtu evidenton se:

Nuk ka çarje nga autoritetet hungareze për rastin
Nuk ka arratisje nga burgu
Nuk ka falsifikim dokumentesh
Nuk ka abuzim zyrtar"