Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon planin operativ për identifikimin e kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre.
Policia ka njoftuar se përveç pikave të kontrollit të automjeteve, po vazhdojnë edhe me patrullime në lëvizje duke u përqendruar në identifikimin e kundërvajtësve, me theks të veçantë në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre.
“Vetëm gjatë kësaj periudhe kohore të këtij viti nga njësitet policore janë shqiptuar rreth 1 mijë e 650 tiketa ndaj kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre”, njofton policia.
Ndryshe, Policia ka arsyetuar këto aksione, duke thënë se xhamat e zi u mundësojnë keqbërësve të kryejnë krime.