“Këta janë gjakpirësit e shtetit”/ Qytetarët tregojnë gjyqtarët e korruptuar që veprojnë kundër ligjit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.02.2019, 16:55

Pak më parë JOQ Albania solli rastin se si gjyqtarët e vendit tonë shkelin haptazi ligjet, si e si për t'u pasuruar, duke hedhur poshtë pretendimet e qytetarëve edhe kur kanë të drejtë.(lexo këtu)

Drejtësia në këtë vend duket se është në kolaps, nëse i referohemi rastit në fjalë ku dy familje janë duke dalë në qiell të hapur për shkak të vendimit jo korrekt që gjyqtarët prej 22 vitesh kanë dhënë në drejtim të familjeve Llapaj dhe Dervishi.

Në lajmin e mëparshëm sollëm me fakte se si gjyqtarët duke filluar nga Gjin Gjoni, e më pas tek Hysni Demiraj, i cili vetëm disa ditë më parë ngeci në "rrjetën" e Vettingut kanë miratuar vendime në kundërshtim me ligjin, ç'ka sot po i nxjerr këto dy familje në rrugë.

Kryefamiljari i Llapajve, ka treguar më poshtë kalvarin e gjatë të sorollatjeve të këtyre 22 viteve nëpër institucionet e drejtësisë, por që ende nuk kanë gjetur një zgjidhje.

Historia vijon si më poshtë:

Në Prokurori kemi dërguar disa letra që ky institucion nuk do t'i dëgjojë. Kjo është detyra primare që ka Prokuroria të mbrojë pronën e shtetit. Prokuroria ka vendosur të mos e hapë çështjen edhe pse i thua t'i që toka është e shtetit 10 000 metra. Ne kemi qenë në konflikt, në procese gjyqësore me hajdutët e gjyqësorit për 22 vjet. Ne kemi qenë në konflikt për 400 metra, por i themi shtetit mos na mbro këto 400 metra se i mbrojmë vetë, por mbro pronën e shtetit, këtu janë vjedhur 10 000 metra. Nuk e di për çfarë i marrin lekët ata prokurorë, por kjo është gjëmë që ndodh në Shqipëri dhe ne ndodhemi përpara njërit që ka përvetësuar tokën e shtetit me vendim të paligjshëm dhe ne vuajmë akoma këtu."

Më tej kryefamiljari i Llapajve tregon dy shkeljet e kryetarit të Komisionit, Lulzim Çollaku

Vendimet gjyqësore 373, 19/12/1995 shkon tek një notere dhe shton anëtarë komisioni dhe këtë e fut tek dosja gjyqësore. Gjyqtarja Eliona Stavri dhe Asim Vokshi e gjykojnë kështu vendimin. Për ti mbushur mendjen gjyqtarëve që vendimi im është i drejtë, Lulzim Çollaku që ka marrë ryshfet ka falsifikuar anëtarët e komisionit. Kjo ishte shkelja e parë. Nuk ka pasur ndonjëherë anëtarë sepse ata as në procesverbal që po marrin pjesë në Komisionin, nuk kanë firmosur. Shkelja e dytë qëndron këtu. Një vendim për kufitarin jugor të sipërfaqes që po flasim, pra të territorit tim, Lulzim Çollaku nën funksionin e kryetarit të Komisionit thekson se "Toka kufizohet nga Jugu dhe nga Veriu truall i lirë (ish-familja Ali Rizai), duke ia dhënë pronën, ndërsa në një vendim të dy viteve më vonë, por kur Lulzim Çollaku ka qenë nënkryetar nuk ia ka dhënë pronën. 19/12/1995 ia ka dhënë pronën, disa ditë para se të merrte gjelin e vitit të ri, ndërsa më vonë nuk ia ka dhënë. Këto janë krimet që ka bërë dhe ne i shkojmë Prokurorisë dhe nuk dëgjon Prokuroria."

Deri në këtë moment kishim, shkeljet që vinin nga falsifikimi i anëtarëve të komisionit, nga kryetari Çollaku, por pas këtij momenti saga e gjyqtarëve të korruptuar, sikurse i quajnë ata është hedhur në "aksion". Ata duke dhënë vendime jo konform ligjit, nxjerrin në andand shtëpinë e Dervishit dhe Llapajve.

Gjyqtarët e degjenerum e bënë gjëmën të parët. Agron Papajuni, Gjin Gjoni dhe Hysni Demiraj. Gjithë dokumentat që paraqesim ne të degjenerumit nuk i shikojnë dhe më lindi dyshimi sikur nuk e kishin futur në dosjen gjyqësore. Të degjenerumit me kërkonin fakte, 5 fakte të dala nga sistemi dixhital ata nuk i quanin. Prandaj ata të gjithë kanë marrë lekë që kanë dhënë këtë vendim. Kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe ne sot po na merret shtëpia. Tani shtëpia jonë është nxjerrë në ankand dhe ne ballafaqohemi çdo ditë me gjëra të këqija sepse palët tona kundërshtare paguajnë lekë. Dy përmbarues ishin të pirë dhe e nisin ankandin në momentin që ankandi duhet të mbaronte. Pa ankandi duhet të mbaronte në orën 16:00, kurse ata në këtë orë e nisin. Polici gjyqësor akoma nuk e ka hapur dosjen. Unë së bashku me palën tjetër kemi bërë procesverbal dhe kemi thënë që nuk jemi dakord me ankandin. Këta kanë marrë lekët dhe ne sot na merret shtëpia. Janë të njëjtët gjyqtarë që nuk e kaluan vettingun. Gjin Gjoni ka kohë që është fshehur se ka marrë leje lindje dhe nuk shkon në Gjykatë. Ky i Hysni Demiraj e hoqi vettingu para një jave. Këta i kanë bërë lekët, por ne po vuajmë për shtëpinë tonë."

Pas masakrës së parë sikurse e kanë quatur vetë ata, nisi masakra e dytë me në krye gjyqtaret Eliona Stavri, Blerina Muço, Enklela Bajo, duke rritur numrin e metrave të tokës, me qëllim rritjen e gjobës ndaj familjarëve.

Pas tyre filloi masakra tjetër. Eliona Stavri, Blerina Muço, Enklela Bajo. Të tre këta 8 herë nuk nuk na kanë ftuar në gjyq dhe e marrin vendimin vetëm në pranga të viti të ri 2014 dhe me 4 janar na vjen letra që do na prishtet shtëpia. Në kërkesë padi Blerina Muça kërkon 110 metra, ndërsa gjyqterja që nuk na thërriti fare i bën 125 metra, por në fakt certifikata reale për atë territor del 103 metra. Këto metra i shtojnë për të na shtuar gjobën neve. Kjo ishte masakra tjetër pasi të parën e bëri Gjin Gjoni, Hysni Demiraj dhe ai banditi tjetër."

Së fundmi familjet Dervishi dhe Llapaj po përballen me një tjetër fakt të tmerrshëm. Në datën 4 mars familja ka gjyqin me përmbaruesin, ndërsa nesër atyre u është kërkuar të dalin nga shtëpia.

Pra në kundërshtim të plotë me ligjin, ende pa u dhënë vendimi i gjyqit, pasi zhvillohet në datë 4 mars, ditën e nesërme, me 28 mars atyre mund t'i prishet shtëpia.

Paraqesim VKM e dy familjeve në ALUIZN për të bërë deklaruar shtesat e bëra në shtëpi, kurse ky Asim Vokshi thotë e ke paraqitur me vonesë, në fakt unë sa e mora e dorëzova. Edhe ky ka marrë pjesën e vetë. Ne shkojmë tek shteti për ta marrë drejtësinë, por këta nuk japin drejtësi. Këta janë gjakëpirëst e shtetit. Me palën që po flasim, bëmë një marrëveshje ai tërhiqet nga ekzekutimi i vendimit, ne tërhiqemi nga Apelimi që kishim bërë në Gjykatën e shkallës së tretë. Të enjten, më datë 28 shkurt ne na vjen letra që duhet të dalim nga shtëpia kurse në datë 4 mars ne kemi gjyqin. Gjyqtarët duan të pasurohen dhe i japin vendimet në emër të familjes së vet. Hysni Demiraj thotë ai, pra përmbaruesi me të cilin kishim firmosur së bashku kontratë, ka gabuar edhe pse është bërë tek noterja. Ne jemi para kriminelëve që vendosin në Shqipëri."

Sot familjeve Llapaj dhe Dervishi, OSHEE bashkë me pretenduesit kanë shkuar për t’u prerë dritat, por kanë hasur në rezistencë nga familjarët./ JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit