Kosova mbushet me para false, më së shumti 500-shja

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.02.2019, 15:38

Policia por edhe Banka Qendrore e Kosovës kanë pasur mjaft punë kohët e fundit. Kjo pasi është rritur numri i parave false që qarkullojnë në treg.

Të dhënat e paraqitur nga Polica dhe Banka Qendrore e Kosovës tregojnë se kjo dukuri veçse po rritet për çdo ditë.

“Bazuar nga raportet e pranuara nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë në gjysmën e parë të vitit 2018 janë identifikuar një numër prej 330 kartëmonedhave të falsifikuara të tërhequra nga qarkullimi, kurse shuma e tyre ishte rreth 29,310.00 euro. Pjesa më e madhe e këtyre kartëmonedhave janë konfiskuar nga institucionet financiare gjatë aktivitetit të tyre të rregullt”, ka thënë zyrtari për media në BQK, Kushtrim Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se kartëmonedhat më të falsifikuara kanë qenë kartëmonedhat në prerje prej 100 euro dhe 50 euro, të cilat përbënin rreth 76 qind të gjithë numrit të kartëmonedhave të falsifikuara të tërhequra nga qarkullimi.

“Ngjashëm me vitin paraprak gjatë edhe në pjesën e parë të vitit 2018 kartëmonedhat më të falsifikuara kanë qenë kartëmonedhat në prerje prej 100€ dhe 50€ të cilat përbënin rreth 76% të gjithë numrit të kartëmonedhave të falsifikuara të tërhequra nga qarkullimi. Denominimet në vlerë prej 20€ përbënin rreth 10% të gjithë numrit të kartëmonedhave të falsifikuara gjatë gjysmës së parë të vitit 2018”, ka thënë ai.

Sipas të dhënave të BQK-së si para të falsifikuara në Kosovë kanë qarkulluar edhe monedhat prej 500 euro, 200 euro, 10 euro dhe 5 euro, të cilat përbenin rreth 14 për qind të gjithë numrit të kartëmonedhave të falsifikuara gjatë gjysmës së për të vitit 2018.

Qytetarët e Kosovës janë bërë viktimë e mashtrimit edhe në para të imta, pasi falsifikatorët kanë futur në treg me shumicë edhe monedhën prej 2 euro të falsifikuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit