Megaskandali me pronën në Tiranë/ Ish-pronari dhe gjyqtarët kërkojnë t’u shembin shtëpitë dhe të nxjerrin në qiell të hapur dy familje

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.02.2019, 14:12

Një rast i paprecedentë është ky që JOQ Albania së fundmi ka zbuluar lidhur me pronën që gëzojnë dy familje në rrugën "Sami Frashëri", përballë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në Tiranë.

Dy familjet Llapaj dhe Dervishi, prej 22 vitesh janë duke u sorollatur nëpër gjyqe, pasi pronën që e kanë blerë në 1993, por që kanë jetuar aty që prej 1953, po kërkon t'ua marri ish-pronari. Ish-pronarët, trashëgimtarë të familjes Rizai e kanë gëzuar këtë pasuri deri në vitin 1939, kohë kur prona u sekuestrua në favor të Mbretërisë Shqiptare.

Kryefamiljari i familjes Llapaj, për JOQ Albania ka shpjeguar se në 1993 e kanë blerë shtëpinë nga Enti i Banesave, bashkë me një metër katror tokë rreth e qark shtëpisë, ndërsa sot ish-pronarët kthehen me pretendimin për të ndërtuar aty.

Llapaj shprehet për JOQ Albania:

Këtë pronë e kemi blerë në vitin 1993 nga Enti i Banesave. Kemi blerë shtëpinë dhe tokën 1 metër rreth e përqark shtëpisë. Kur ne e kemi blerë shtëpinë nuk na është thënë që do të vijë dikush dhe do të ndërtojë mbi shtëpinë tonë, por thjeshtë shtëpia është e jona me m2 e me të gjitha. Në vitin 1997 kthimi i pronave i jep pronë, jo i kthen pronë një qytetari, që me dokumentet që paraqiten kjo tokë është e shtetit. Në vitin 1939 prona është sekuestruar nga shteti shqiptar. Dosja e dalë nga sistemi dixhital që tregon sekuestron është marrë me të paguar, sepse nuk na e jepnin. Këtë sekuestro e kemi marrë tre herë e kemi kërkuar në Hipotekë, por pala tjetër linte një roje tek Hipoteka dhe këtë sekuestron, këtë datën 29.08.1939 nuk na e jepte. Në këtë dokument shihet që ia ka marrë shteti në 1939."

Për të vërtetuar argumentet e tij kryefamiljari i familjes Llapaj ka cituar ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave, në nenin 1, të së cilit thuhet:

Neni 1 Ky ligj u njeh ish-pronarëve apo trashëgimtarëve të tyre të drejtën e pronësisë për pronat e shtetëzuara, të shpronësuara apo të konfiskuara sipas akteve ligjore, nënligjore e vendimeve të gjykatës të dala PAS DATËS 29 nëntor 1944 ose të marra pa të drejtë nga shteti me çdo mënyrë tjetër, si dhe përcakton mënyrat dhe masat për kthimin apo kompensimin e tyre."

Ligji i kthimit dhe kompensimit të pronave e përjashton këtë kthim prone. Kjo është arsyeja e vërtetë për të cilin po ndodh konflikti me ish-trashëgimtarët.

Dy familjet Dervishi dhe Llapaj pretendojnë se gjyqtarët Hysni Demiraj, Gjin Gjoni, Elona Stavri, Zeqine Sollaku, Blerina Muça, Enkela Bajo, Kaçe Agolli, Asim Vokshi dhe kryetari i komisionit Lulzim Çollaku kanë dhënë vendime jo konform ligjit, ndërsa nuk përjashtojnë edhe mundësinë e ryshfeteve që mund të kenë marrë.

Sot familjeve Llapaj dhe Dervishi, OSHEE bashkë me pretenduesit kanë shkuar për t'u prerë dritat, por kanë hasur në rezistencë nga familjarët./ JOQ Albania

Në vijim materiale të tjera priten të publikohen nga redaksia e JOQ Albania, ku shihen qartazi shkeljet në vendimet e dhëna nga gjyqtarët.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit