Një 27-vjeçare ka abortuar 17 fëmijë në 6 vite pasi nuk ishte gati as të martohej e as t’i rriste.
Pas gjithë këtyre aborteve, tashmë asaj i kanë thënë mjekët se me shumë mundësi nuk mund të bëjë më kurrë fëmijë pasi mitra e saj është shkatërruar.
Mjekët kanë deklaruar se mitra e gruas është dëmtuar aq shumë nga abortet sa tashmë është bërë e hollë sa një letër.
Pacientja, e njohur me pseudonimin, Xiao Ju, ka qenë në një lidhje me të dashurin e saj për 6 vite, por çifti nuk përdor masa mbrojtëse .
27-vjeçarja u kishte rrëfyer mjekëve se ajo nuk ishte gati të martohej dhe nuk ishte as e aftë për të rritur një fëmijë. Kështu që kishte vendosur që t’i ndërpriste të gjitha shtatzënitë.
Çdo foshnje të lindur jashtë martese në Kinë nuk i jepet kartë identiteti dhe kjo do të thotë se ata nuk e kanë të drejtën e përfitimeve shtetërore ose të drejtën për t’u arsimuar. JOQ Albania