Një makinë është përfshirë nga flakët në sheshin para Presidencës, vetëm pak minuta më parë.
Sikurse shihet edhe nga video e siguruar nga JOQ Albania, zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për shuarjen e flakëve.
Sipas mesazh dërguesit si pasojë e ngjarjes nuk ka pasur persona të lënduar, sepse shoferi ka arritur të dalë me shpejtësi nga makina, pa pësuar lëndime.