Ekskluzive/ Zbulohet se si Bashkia shkel ligjin me parkimet në rrugët e Tiranës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.02.2019, 21:02

Të gjithë qytetarëve që jetojnë në Tiranë dhe kanë një automjet, me siguri u ka rastisur së paku një herë që të parkojnë në rrugët me pagesë të kryeqytetit. Në fakt shanset janë të mëdha që kjo të ketë ndodhur, pasi jo vetëm rrugët kryesore, por edhe ato dytësore janë bërë pothuajse të gjitha me pagesë.

Sigurisht e keni vënë re se pasi bëni pagesën nëpërmjet aparatit tuaj celular në numrin telefonik 50500 të vendosur në dispozicion nga bashkia, menjëherë ju vjen një mesazh konfirmimi se mjeti juaj me targën përkatëse është regjistruar me sukses në sistemin e parkimit.

Më tej jepen edhe detajet e tjera si vendparkimi, zona, data, orari dhe shuma e tarifës e cila varion nga zona në zonë. Në fund fare, mesazhi përmbyllet me një fjali ku shprehimisht thuhet se: “Pagesa e parkimit shkon në fondin e gjelbërimit e pyllëzimit”. Siç dihet, pyllëzimi është iniciativë personale e vetë kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

Por në fakt pikërisht këtu fillon shkelja e ligjit. Sipas nenit 7, pika 7 e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë thuhet shprehimisht se: “Pjesa e të ardhurave nga parkimet me pagesë, që i takon entit pronar të rrugës, destinohet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, sinjalizimit rrugor dhe zgjerimin e hapësirave të destinuara për parkim.” Pra e thënë thjesht, Bashkia Tiranë abuzon me tarifat pasi ligji e thotë në mënyrë të shprehur se tarifa shkon për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, sinjalizimit rrugor dhe zgjerimin e hapësirave të destinuara për parkim, sepse pikërisht për atë po paguan qytetari.

Ndërsa bashkia këto të ardhura i përdor për fondin e gjelbërimit kur në fakt ka fond tjetër për atë punë, pasi të gjithë banorët e Tiranës paguajnë Taksën e Gjelbërimit. Bashkia është shprehur se parkingjet me pagesë do të ekzistojnë pasi me paratë e mbledhura prej tyre do të minimizohet ndotja duke përdorur këto para për të mbjellë pemë. Ndërsa ne fakt Kodi Rrugor e thotë qartë që pagesa duhet të shkojë për të përmirësuar infrastrukturën rrugore, sinjalizimin rrugor si dhe zgjerimin e hapësirave të destinuara për parkim, ku siç dihet, nevoja për infrastrukturë rrugore, sinjalizim dhe zgjerim të hapësirave për parkim është shumë herë më e madhe se mbjellja e pemëve. /JOQ.al

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit