Kardashianët janë vënë sërish në qendër të vëmendjes pas skandali të bujshëm kur Jordyn Woods, shoqja e ngushtë e më të voglës së motrave Kardashian Kylie Jenner, shkoi me bashkëshortin e motrës të saj, Khloe Kardashian.
Pasi tradhtia u zbulua, Kylie dëboi nga shtëpia mikeshën e saj të ngushtë dhe u ndje tërësisht e prerë në besë.
Sipas burimeve, Jordyn dhe bashkëshorti i Khloe Kardashian, Tristan Thompson, janë parë shumë të afërt gjatë një festë dhe e kanë kaluar natën në shtëpinë e tij.
Në mediat amerikane, shkruhet se pas ngjarjes Jordyn i ka dërguar një mesazh Khloes ku i ka shpjeguar arsyen pse ka qëndruar në shtëpinë e bashkëshortit të saj.
Për herë të parë në lidhje me këtë skandal ka reaguar vetë protagonistja Jordyn Woods.
Në një event ku prezantoi linjën e saj të re të qerpikëve falso ajo ka falenderuar të gjithë ata që e mbështesnin, megjithëse mbrëmja nuk shkoi aspak mirë pasi të ftuarit e braktisën.
Thuhet se modelja është e shkatërruar dhe prej ditësh është mbyllur në shtëpi ku është përpjekur të kontaktojë me motrat Kardashian për t'i kërkuar falje.