Pasi zbuloi se i kanë vjedhur fustanin, Kim Kardashian ka ngritur një padi kundër kompanisë së veshjeve, “Misguided USA”.
Fustani ngjyrë ari, për të cilin Kim thotë se është një kopje, është veshur nga modelja e njohur shqiptare, njëkohësisht edhe e dashura e reperit Fero, Arbenita Ismajli.
Arbenita u shfaq e veshur me fustanin 3 orë pasi e veshi ylli i “Keeping up with the Kardashians”.
Në një sërë postimesh në Instagram, Kim ka shfryrë zemërimin e saj kundër këtyre firmave, që sipas saj, marrin të gatshme dizajnet që janë bërë me gjakun dhe djersën e projektuesve të vërtetë.
Sipas saj, fustani doli në shitje direkt pasi e veshi ajo, por nëse e sheh mirë ai është i disponueshëm vetëm për paraporositje pasi as nuk është prodhuar ende.
Ndërkohë vetë modelja Ismajli ka postuar disa foto të shkëputura nga artikulli i tabloidit britanik, Mail Online, në të cilin kishte dalë edhe fotoja e saj.
Kim ka paraqitur disa dokumente ku iu referohet rasteve të shumta ku “Misguided USA” ka publikuar imitimet e veshjeve të saja dhe kërkon 10 milionë dollarë për dëmin e shkaktuar.
Në një nga ‘story-t’ e saj, Kardashian shkruante: