“Dikush erdhi me pistoletë për të vrarë”, flet një nga protagonistët e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.02.2019, 23:41

Tashmë kur kanë kaluar 28 vite nga rënia e komunizmit, në Shqipëri demokracia është ende e brishtë dhe e pa konsoliduar.

Rënia e komunizmit përkon pikërisht me ditën, kur u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha.

Një prej protagonistëve të asaj dite është edhe Astrit Hatellari. Ky i fundit ka treguar se ka qenë me studentët tre ditë rresht, ndërsa shton se protestës iu bashkuan njerëz nga kryeqyteti dhe e gjithë Shqipëria.

Hatellari tregon më tej se sipër godinave të institucioneve shtetërore ka pasur persona të gatshëm për të qëlluar.

Ai rrëfën se në protestë kishte më shumë gra sesa burra. Përsa i përket sjelles së policisë, Hatellari tha se dikush tentoi të qëllonte me pistoletë, por nuk e la turma. Ai shton se atë ditë i ka rënë rasti të ishte sipër bustit.

Ndër të tjera ai tregoi se dëshira e pushtetarëve ishte të vrisnin gjithe popullin, por e kuptuan se do vriteshin edhe vetë.

Ai tha:

Kam qenë tek studentet tre ditë rresht, biles kisha marrë edhe ushqime me vete. Të gjithë u turrëm. Pati një shkëmbim force me policinë dhe me ujë. Hymë në kryeministri e Bllok. Isha në vijën e parë me shumë të tjerë. Ndërmarrjet e Tiranës ishin të gjithë me studentët. Dikush duhet të paguaj që të fitojnë të tjerët. Tek bashkia ka pas mitraloz, tek Pallati i Kulturës ka pasur prapë. Tek Banka ka pasur snajpera. Nuk na bënin përshtypje. Nuk i shihnim për herë të parë këto gjëra. Ka pasur më tepër femra në shesh se sa meshkuj. Shumë meshkuj që sot hiqen si burra nuk kanë qenë as gra. Policia ka qenë agresive. Dikush erdhi me pistoletë për të vrarë. Njerëzit nuk e lanë. Më ra rasti mua për të qenë sipër bustit. Ata që ishin në pushtet donin të vrisnin gjithë popullin por e kuptuan se do vriteshin vet. E kuptuam në mbrapa. Po e shkatërrojnë këtë popull. Asnjëri nuk ka marrë pjesë në hedhjen e këtij momenti në hije. Për një karrige po hahen çakejtë me njëri-tjetrin dhe populli laraman po i vjen mbrapa.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit