Djegia e mandateve nga opozita/ “Ka vetëm dy rrugë, marrëveshje ose përplasje”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.02.2019, 22:20

Djegia e mandateve nga opozita ka turbulluar jashtë mase skenën politike shqiptare, por edhe opinionin publik.

Shumë personazhe publikë, por edhe politikë e kanë quajtur të rëndë vendimin e opozitës.

Një ndër to është edhe gazetari i njohur Blendi Fevziu.

Ky i fundit nga studio e emisionit “Tempora”, u shpreh se situate është e paprecedentë dhe nuk ka ndodhur në 30 vite.

Sipas tij ndërkombëtarët do përpiqen të thyejnë Bashën, ndërsa shton se ka dy rrugë, ose përplase ose marrëveshje.

Më tej Fevziu tha se do të shohë edhe lëvizjet e presidentit Ilir Meta, për zgjdhjen e krizës.

Pjesë nga debati:

Fevziu: Shpresoj që kjo situatë të kalojë sa më shpejt. Është një vendim i paparashikueshëm, është një situatë shumë e rëndë. Diçka e tillë nuk ka ndodhur në 30 vite. Ka pasur situata të tjera edhe më të vështira, por kjo situatë është e paprecedentë dhe askush nuk e parashikon dot se si mund të jetë zgjidhja.

Meço: Mund të ketë zgjedhje?

Fevziu: S’mund të ketë zgjedhje pa opozitën. Opozita nuk hyn në zgjedhje. Zgjedhje me një palë nuk kanë sens. Mendoj se do të zgjasë. Nuk është një situatë që zgjidhet shpejt. Ndërkombëtarët do të përpiqen ta thyejnë Bashën. Ka vetëm dy rrugë, o do ketë përplasje o do ketë marrëveshje.

Fevziu: Mazhoranca do të tentojë të zëvendësojë deputetët duke hyrë në një histori aferash, edhe joshjesh, edhe pazaresh që për mua është e shëmtuar. E dyta, opozita duhet të ndërmarrë hapa të tjerë. Do të ndërtosh një aksion opozitar, do të duhet ta zbatosh në rrugë. Kjo mund të çojë në përplasje civile që mund të kenë kosto për vendin dhe pa dyshim për mazhorancën. Në gjykimin tim, këto janë lëvizje që i djegin të gjitha palët. Edhe përplasja para Kryeministrisë, është një lëvizje për t’u treguar ndërkombëtarëve që Shqipëria nuk është e qetë. Ndërkombëtarët gjejnë një pikë që është më e fortë dhe thonë se është njeriu që ofron stabilitet. Opozita po merr një goditje vet për t’u treguar ndërkombëtarëve që Edi Rama nuk është faktor stabilitetit. Do shohim çfarë roli do të luaj Presidenti. Në krizën e vitit 2006, ishte Presidenti, Alfred Moisiu që thirri palët për të shtyrë zgjedhjet nga dhjetori në shkurt. Në vitin 2010, ishte Bamir Topi që thirri palët për të zgjidhur ngërçin ku opozita kishte bojkotuar Parlamentin. A do të tentojë Meta t’i thërrasë palët në një tryezë presidenciale dhe a do të pranojnë palët? Më herët ka funksionuar. Berisha ka pranuar të shkojë. Presidenti ka detyrimin t’i thërrasë palët.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit