Studentët e presin në auditor, pedagogia në Durrës jep mësim në gjimnazin privat

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 19.02.2019, 21:45

Tashmë jemi mësuar me gjërat që nuk shkojnë në Shqipëri, pasi e çuditshme do të ishte që gjërat këtu të funksiononin më së miri. Të gjithë jemi pjesë e gjërave të çuditshme që ndodhin rreth nesh dhe e mira është që kemi filluar të ndërgjegjësohemi së tepërmi.

Teuta Thanasi, pedagoge në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, mbaron punën private pastaj shkon t’u japë mësim studentëve. E punësuar me kohë të plotë në universitet dhe më kohë të pjesshme në shkollën private, përparësi i jep kësaj të fundit, duke lënë studentët të presin korridoreve të auditorëve.

Rasti u trajtua nga emisioni investigativ “Fiks Fare”. Studentët ankoheshin se pedagogia e lëndës së Matematikës së Zbatuar, Teuta Thanasi paraqitej gjithmonë me vonesë në leksione.

Duke mos e gjetur pedagogen në vendin e punës, gazetarët iu drejtuan shkollës private, ku morën informacion se punonte pedagogia. Gazetarët u paraqitën pranë shkollës jopublike në hyrje të Durrësit, e kërkuan informacion te roja për të vërtetuar se pedagogia ishte brenda këtij institucioni.

Duke u informuar se zonja Teuta përdorte dy mbiemra, edhe atë të bashkëshortit, edhe atë të vajzërisë, gazetarët e pyetën rojën duke kërkuar për znj. Teuta Biti. Roja u tregua i gatshëm, duke konfirmuar se pedagogia ishte brenda duke dhënë mësim, e në përfundim të orës do ta njoftonte. Gazetarja e pret deri në momentet kur pedagogia del nga shkolla jopublike për të vërtetuar që Teuta Biti ishte njëkohësisht edhe Teuta Thanasi.

Gazetarët rikthehen sërish në universitet, ku studentët, të cilët presin të japin provimin me këtë pedagoge, shprehen:

“Ajo është si Pablo, ku është tani s’është pastaj. E kishim provimin në 11:30, ka kaluar ora 12:40 dhe ende nuk duket”.

Gazetarët shkuan përsëri në UAMD një javë më pas. Përsëri kërkoi pedagogen, por sërish pedagogia e Matematikës nuk gjendej në auditor, vetëm studentët që prisnin. Një bashkëpunëtor i emisionit investigativ, po këtë ditë e kap sërish pedagogen Teuta (Biti) Thanasi që del nga ambientet e shkollës, për të hipur në makinë. E shoqërojnë dhe, pas shkollës private, pedagogia i drejtohet universitetit.

Edhe në universitet, studentët pohojnë përsëri se ajo nuk vjen kurrë në 11:30 dhe se ditën e provimit, pedagogia u ka marrë detyrat e kursit dhe pikët e vlerësimit ua ka lënë në 17:30. Fakt që ka acaruar disa prej studentëve, pasi janë edhe në punë.

Pas të gjitha verifikimeve, gazetarja shkon të takojë pedagogen Teuta (Biti) Thanasi për ta pyetur mbi vonesat në leksione dhe ankesat që kanë studentët. Pedagogia u justifikua me pretendimin se gjithmonë kishte rënë dakord me studentët dhe se për rastin e provimit, ajo kishte lajmëruar zv.dekanin për vonesën.

Ajo nuk e pranon se vjen gjithmonë me vonesë, madje e pyetur për mësimdhënien në shkollën private, ajo pohon se nuk e pengon, pasi atje ajo jep mësim vetëm 3 ditë në javë, që nuk korrespondojnë me ditët që jep mësim në universitet. Në fakt, nga regjistrimet doli e kundërta.

Deklarata e pedagoges:

E vetmja ditë që jam vonuar është kjo e hënë. Edhe kjo, për shkak se isha në shkollën private, dhashë 2 orë mësimi, por sa të vij nga Spitalla këtu, trafiku i rënduar bën që unë të vij 20 minuta me vonesë.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit