Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot në zonën Ishull Lezhë. Një mjet tip Benz i cili drejtohej nga një 60-vjeçar ka përplasur një këmbësore. Ajo është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.
Shtetasja me iniciale GJ.LL, 58 vjeçe ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës teksa është përplasur nga mjeti tip "Benz".
Drejtuesi i mjetit, të cilit ende nuk i është publikuar identiteti, është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore.