Pesë të vdekur nga gripi i derrit në Kosovë, paraqiten 11 raste të reja në klinikën infektive

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 19.02.2019, 19:22

Pesë persona dyshohet se kanë vdekur gjatë këtij viti në Kosovë nga gripi i derrit, apo virusi H1N1. Ndërsa 11 persona të tjerë janë paraqitur në Klinikën Infektive të QKUK-së. Tashmë ata janë në gjendje më të mirë shëndetësore.

Nga gripi i derrit të premten dyshohet se ka ndërruar jetë edhe një grua e rreth të 60-ve, nga Gjilani. Fëmijët e gruas 60-vjeçare që humbi jetën nga gripi i derrit, kanë hapyet dyert e mortit. Zonja Ramiqi, e lindur në vitin 1958, nga Pozorani, për tre ditë kishte pasur indikacione të gripit, duke ndërruar jetë pas tre ditëve në Kliniken Infektive të QKUK-së.

Mjekët në Spitalin Rajonal të Gjilanit kanë qenë të parët që kanë dyshuar se zonja mund të ketë qenë e prekur nga virusi H1N1, ndaj edhe e kanë dërguar të premten në mesditë me urgjencë në spital.

Por, me të arritur në QKUK, ajo ka ndërruar jetë.

Fadili bashkëshorti i të ndjerës deklaron:

Ajo paraprakisht ka vuajtur prej zemrës, së fundmi i ka pas disa implikacione. Rasti i fundit, ka pasur një ftohje, ajo është trajtu dy ditë te mjeku, pa konstatim të saktë, një ftohje e rëndomë. Mirëpo më vonë iu përkeqësua gjendja në natën e tretë është manifestu me vjellje. Mjeku i zemrës që e ka trajtuar më herët ka konstatua që në organet e frymëmarrjes asaj i është përkeqësu gjendja si dhe i janë dëmtuar organet e frymëmarrjes. Për trajtim të mëtejmë ata kanë preferuar që të dërgohet në Prishtinë në spital.”

Më tej ai shpjegon se mjekët kanë dyshuar se ajo mund të jetë e prekur me grip H1N1. Por, familja nuk ka pranuar që të ndjerës t’i bëhet analiza e obduksionit.

Fadili shton:

Mirëpo gjendja asaj iu përkeqësua të premten ku edhe rreth orës 16:30 në klinikën Infektive vetëm se ndërroi jetë. Se a mund të jetë e prekur nga gripi i derrit ne si familjarë nuk kemi mundur që ta konstatojmë, mirëpo nga mjekët ka pasur dyshime. Organikisht dhe fizikisht ajo në të kaluarën ka qenë shumë e fortë. Obduksionin nuk kemi me pranu me e ba. Unë si familjar nuk kamë pranuar. E pamë që zgjatë shumë dhe e pamë mundim të tepërt.”

E ndërkohë vetëm nga rajoni i Gjilanit, dyshohet se tre persona tashmë kanë vdekur si pasojë e gripit të derrit, dy nga këto tre raste tashmë janë të konfirmuara. Këtë e ka thënë edhe drejtori i spitalit në Gjilan, Nysret Hajrullahu.

Ai shprehet:

Për rastin që po pyesni nuk kam ndonjë informacion. Mirëpo dy raste ne tashmë i kemi të konfirmuara.”

Ndërkaq, drejtori i klinikës Infektive në QKUK, Hamdi Ramadani, ka deklaruar se për rastin e zonjës nuk mund ta flas sot, ngase nuk ka informata dhe se zonja kishte vdekur menjëherë pasi kishte arritur në Infektiven e QKUK-së.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit