Futbolli kosovar po bën një progres të jashtëzakonshëm.
Pas shkëlqimit që pati Kombëtarja A në Ligën e Kombeve ku zuri vendin e parë, tashmë ka qenë radha e të rinjve të tregojnë veten e tyre.
Kështu, Përfaqësuesja e Kosovës U19 ka bërë sot një ndeshje madhështore duke mposhtur Anglinë U19, me rezultatin 3-1.
Takimi ishte i vlefshëm në kuadër të turneut “Roma Caput Mundi” dhe sipas mediave kosovare, të rinjtë kanë bërë një paraqitje fantastike.
Golat e fitores për Kosovën i realizuan Muhamet Hyseni, Albin Prapashtica dhe Adonis Aliu.
Kjo tregon qartë se edhe e ardhmja e futbollit kosovar është në duar të sigurta.