Mesazhi që i dërgoi ish-të dashurës fundos shqiptarin, gjykata nuk pranon analizën e ADN-së

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.02.2019, 18:03

Gjykata e Apelit në Athinë ka shqyrtuar sot çështjen e shqiptarit Nikolin Margjokaj. Shkodrani ishte dënuar më parë nga Shkalla e parë me burgim të përjetshëm, për dy vrasje. Sipas mediave greke, trupi gjykues ka hedhur poshtë kërkesën për kryerjen e analizës së ADN-së, të kërkuar nga pala mbrojtëse. Kjo e fundit nuk është e bindur për fajësinë e Margjokaj dhe sipas tyre vendimi nuk është bazuar në prova të mjaftueshme.

Pala mbrojtëse është shprehur se provat e paraqitura para gjykatës janë të rreme. Personat që dëshmuan kundër shqiptarit ishin të manipuluar, ku dëshmitarja kryesore ndryshoi qëndrimin e saj. Mësohet se ajo ishte kërcënuar nga pala e viktimës, që të dëshmojë kundër shqiptarit. Për dënimin e Margjokaj, gjykata është bazuar vetëm në dy gëzhoja të gjetura në vendngjarje, ndërsa arma e krimit nuk është gjetur ende.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në maj të vitit 2011 në Athinë. Një qytetar grek u qëllua për vdekje nga tre persona që udhëtonin më një makinë, dy prej të cilëve ishin të maskuar. Dëshmitarët janë shprehur se shqiptari e ka kërcënuar viktimën, nëpërmjet profilit të të dashurës së tij në Facebook.

Sipas policisë, viktima kishte publikuar në profilin e tij në Facebook një postim ku shkruhej:

Jetoje jetën sikur të jetë dita e fundit.

Më pas shqiptari i ka shkruajtur ish-të dashurës:

Kur ta takoj unë vërtetë do të jetë dita e fundit për të.

Kjo është prova më e fortë për momentin ndaj shqiptarit. Mësohet se viktima dhe ish-e dashura e shqiptarit punonin së bashku në një kompani me produkte kozmetike. Pas ekspertizës së gëzhojave të gjetura në vendngjarje, rezultoi se me të njëjtën armë ishte kryer edhe një vrasje tjetër. Mospranimi nga gjykata i analizës së ADN-së, çoi në dënimin me burgim të përjetshëm për shqiptarin. Ky i fundit nuk u ndje mirë ditën e sotme dhe kërkoi shtyrje të seancës. Sipas mediave greke, ka shumë mundësi që kjo çështje të përfundojë deri në gjykatën e Hagës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit