Këngëtarja e njohur, Nicole Scherzinger ka rënë pre e hakerave.
Ata i kanë publikuar një video intime, me pesë herë kampionin e botës në Formula 1, Lewis Hamilton.
Ky i fundit dhe ish-partnerja e tij shfaqen në krevat duke u puthur dhe përqafuar.
Sipas mediave britanike, videoja e xhiruar në shtëpi, u pa nga 286 mijë njerëz mbrëmjen e publikimit.
Scherzinger është personazhi më i fundit i njohur, të cilës i hakohet llogaria e ICloud-it.
Ajo dhe Hamilton qëndruan për 8 vjet bashkë, ndërsa u ndanë përfundimisht në 2015-ën.