Tenderat korruptivë/ Veliaj i jep 360 mijë euro kompanisë Abkons me konkurrim fals

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 19.02.2019, 14:12

Bashkia e Tiranës vazhdon praktikën me tenderat korruptivë. Përmes një tenderi të tillë, bashkia do t'i japë rreth 360 mijë euro kompanisë "Abkons", pra 23 mijë euro në muaj për të regjistruar fermerët e Tiranës.

Në tender morën pjesë dy kompani: "Abkons" dhe bashkimi i kompanive "Grama" shpk dhe "Albadi" shpk.

Kompanitë Grama dhe Albadi u skualifikuan për mosplotësim të kushteve teknike të kërkuara paraprakisht nga Bashkia Tiranë sipas "Exit". Të dyja kompanitë, Grama dhe Albaldi, janë kompani ndërtimi. Ato nuk kanë asnjë eksperiencë në vrojtime, anketime, analizë të dhënash, si dhe nuk kanë ekspertë IT, ekspertë të bujqësisë dhe ekspertë të tjerë të kërkuar nga Bashkia Tiranë.

Madje, eksperti kryesor, që kompanitë Grama dhe Albadi e kanë paraqitur si menaxherin e projektit të tyre, rezulton i punësuar pikërisht pranë kompanisë Abkons, e cila fitoi tenderin.

Në arsyet e rendituar nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave për skualifikimin e bashkimit të dy kompanive shkruhet se:

Ekspert Kryesor/Menaxher Projekti: “Genti Lame i cili referuar CV rezulton se punon pranë Grama prej 2013, ndërkohë nuk figuron ne Listë Pagesa i punësuar pranë këtij OE. Ka të lidhur nje Kontratë Individuale pune prej 2013 me kohë të plotë por nuk figuron aspak në listëpagesat si i punësuar. Në CV-në e paraqitur rezulton se ka eksperiencë pune prej vitit 2008 si Ekspert Social-Ekonomik pranë ASSA e më tej pranë ABKONS etj..”

Pra, me gjasa, këto dy kompani kanë shërbyer si kompani fasadë për të legjitimuar tenderin dhe për të shpallur fitues kompaninë e parazgjedhur Abkons.

Kjo është një teknikë e zakonshme e Bashkisë Tiranë. Vetëm në vitin 2018, "Open Data Albania" vlerësoi se 173 tendera, nga 644 tendera që Bashkia Tiranë ka bërë për vitin 2018, janë zhvilluar vetëm me një kompani ofertuese, ose të gjithë ofertuesit e tjerë janë skualifikuar për arsye teknike, përveç kompanisë fituese.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit