Qumështi i Serbisë përmban alfatoksinë pesë herë më të lartë se norma e lejuar, 0,25 mikrogram për litër, gjë që vendet e BE-së me kohë i kanë marrë masat për ta ndaluar.
E për këtë arsye, Bashkimi Evropian ka ndaluar produktet e qumështit që vijnë nga ky vend, transmeton JOQ Kosova.
Kjo përmbajtje e qumështit dyshohet të jetë përdorur edhe në produktet e importuara nga Kosova.
Sidoqoftë, Kosova nuk kishte vënë ndonjë bllokim për këtë lloj produkti.
Ndaj Serbisë, Kosova kishte vënë taksë muaj më parë por jo për këto arsye.
Produktet e Serbisë po përballen me taksë doganore nga Kosova në 100% të vlerës.