Biznesmeni shkodran e urdhëroi t’i vriste gruan dhe punëtori s’ia theu fjalën/ Kërkohet burgim i përjetshëm për 35-vjeçarin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.02.2019, 11:15

Sadetin Sula, burri që urdhëroi punëtorin e tij, Fatjon Karameshtën, të vriste të shoqen, nënë e tre fëmijëve, është dënuar me burgim të përjetshëm.

38 vjeçarja Suela Sula u gjet e mbytur në tualetin e mobilerisë, të cilën e kishte në bashkëpronësi me bashkëshortin e saj, Sadetin Sula.

Ngjarja e rëndë e 18 prillit tronditi jo vetëm qytetin e Shkodrës, por mbarë opinionin shqiptar.

Në fillim dyshohej se ishte vetë biznesmeni Sadetin Sula, ai që kishte mbytur me duar bashkëshorten e tij, por në bazë të hetimeve dhe analizës së AND u zbulua se ekzekutori ishte Fatjon Karmeshta, punëtor pranë mobilerisë në pronësi të çiftit, me të cilin biznesmeni kishte raport të ngushtë.

Pavarësisht se mohoi të ketë qenë porositësi i vrasjes së rëndë, Sula u dënua me burgim të përjetshëm nën akuzën për “vrasje me dashje, për shkak të marrëdhënieve familjare për arsye xhelozie" .

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar ditën e sotme dënimin me burgim të përjetshëm për Karmeshtnën, bashkëpunëtorin e Sadetin Sulës.

Viktima ishte shoqëruar në mëngjes në vendin e punës nga bashkëshorti i saj, i pandehuri Sadetin Sula, i cili më pas provohet se ishte kthyer në qytetin e Shkodrës.

Ishin regjistrimet telefonike ato që zbuluan se Sadetin Sula bisedonte me Karmeshtnën lidhur me të shoqen dhe dyshimet që kishte ndaj saj, teksa shfaqte xhelozi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit