Disa lopë “rebele” në Hong Kong janë futur në marketin e lagjes dhe janë kujdesur që të kthenin çdo gjë përmbys. Sidomos sektorin e perimeve.
Lopët e egra raportohet të jenë futur në një dyqan ushqimesh të quajtur Fusion në Mui Wo rreth orës 8 të darkës më 7 shkurt.
Një video e postuar në Facebook tregon konsumatorët që rrinë të shtangur ndërkohë që lopët e uritura ishin shumë të zëna duke ngrënë frutat dhe perimet.
Pavarësisht rrëmujës që shkaktuan, thuhet se punonjësit, me ndihmën e konsumatorëve, arritën që të nxirrnin “pushtueset” e padëshiruara jashtë.
Si rezultat i ndotjes, marketi në fjalë e shkatërroi sektorin e fruta-perimeve dhe ka nisur pastrimin e rafteve që gjenden afër. JOQ Albania
#互聯網轉載離島超市????隻牛食開年大餐
Publiée par Stephen Law sur Jeudi 7 février 2019