I lanë vibratorin te jastiku të ëmës së tyre, vëllezërit siçilianë zbatojnë “Kanunin” dhe ekzekutojnë shqiptarët me plumba pas koke

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.02.2019, 10:24

Maurizio Archinito, 26 vjeç është vënë në pranga nga policia italiane ditën e djeshme për vrasjen e dy shqiptarëve në vitin 2012.

Së bashku me të vëllanë, Achinitio, vrau me shotgun Alban Medhën 51 vjeç dhe Ndue Brukën 28 vjeç, pasi i grabitën shtëpinë e prindërve vëllezërve siçilianë dhe në shenjë talljeje i kishin lënë në krevatin e nënës së vrasësve italianë një lodër seksi (vibrator).

Në atë kohë, rreth të 20-tave, vëllezërit italianë, i gjurmuan dhe qëlluan me plumba pas koke shqiptarët, duke u hakmarrë në mënyrë makabre.

Maurizio u dënua sëbashku me vëllanë e tij Mattia korrikun e shkuar, por u arratis drejt Spanjës, sapo gjykata ndryshoi masën e sigurisë.

Mësohet se italiani u kap nga policia e Barcelonës, duke shitur drogë.

Ndaj italianit rëndon një dënim me burgim përjetë, për vrasjen e shqiptarëve në formë hakmarrjeje.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit