Ditën sotme kryeministri i vendit Edi Rama do të mbajë një aktivitet në qytetin e Pukës, mirëpo qytetarë të shumtë lezhjanë kanë dalë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër dhe “i kanë bërë pritë” duke i bllokuar kalimin.
Ata kanë bllokuar rrugën kryesore, duke i bllokuar qarkullimin në superstradë.
Mësohet se në vend ka shkuar edhe Drejtori i policisë së Qarkut, Ferdinand Mara.
Ky veprim vjen një ditë pasi PD dhe LSI lajmëruan djegien e mandateve teksa kanë paralajmëruar një protestë të madhe ditën e enjte.
Mësohet se Rama nuk ka kaluar nga superstrada, por ka devijuar drejtim pasi është njoftuar për protestën.