Kampione për herë të gjashtë radhazi, Luiza Gega jeton ende në shtëpi me qira

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.02.2019, 00:41

Rekordmenia shqiptare e atletikës, Luiza Gega, pak ditë më parë arriti të shpallej kampione e Ballkanit për të gjashtën herë radhazi.

Gega ka treguar se edhe pse vazhdon të korrë medalje, shteti shqiptar ende vazhdon të jetë indiferentë ndaj saj.

Atletja është shprehur për Ora News, se i mungon infrastruktura për stërvitjen, ndërsa shton se vazhdon të jetojë akoma në shtëpi me qira.

Ajo është tha se ka pasur oferta ka vende të tjera, por pasioni po e mban akoma në Shqipëri.

Gega ka shtuar më tej, se në fokus për të mbetet Kampionati Botëror i Atletikës në Doha, në muajin tetor.

Ajo tha:

Ky është realiteti për fat të keq në Shqipëri, por që pasioni siç duket i mund të gjitha dhe bën që unë për herë të gjashtë radhazi të jem kampione Ballkani. Ky është një sukses sidomos për atletikën shqiptare sepse kurrë nuk ka pasur një atlet që të shkoj dhe të mbrojë titullin për 6 herë radhazi. Tani njihem si Luiza që ka ardhur të ruaj titullin dhe jo kush do të fitojë garën.

Intervista

Zgjedhja për të anashkaluar garën e 1500 metrave?

Kampionati Ballkanik zhvillohet brenda 1 dite. Nuk ke mundësi t’i bësh të dyja garat pasi është një gjë e lodhshme Në fakt në dy vitet e fundit unë jam fokusuar te garat e 3000 metrave me pengesa, por kampionati i sallave të mbyllura nuk e ka një disiplinë të tillë. Të tilla gara zhvillohen vetëm në verë, në Audor. Sigurisht kjo është një garë testuese, pasi objektiv kryesor është kampionati botëror që do të zhvillohet në Doha në muajin tetor. Me medaljen në Stamboll u rikonfirmova për në Kampionatin Europian, që do të zhvillohet në Glausgou me 1 mars. Akoma nuk e kemi vendosur se ku do të marrim pjesë, në garën e 3000 metrave apo 1500 metrave, pasi jam e kualifikuar në të dyja garat.

Mosha dhe rekordet?

Në fakt po të shikoni jetëgjatësia e sportit është rritur shumë. Shkenca ka ecur shumë. Shëndetësia ka ecur shumë. Fizioterapia ka ecur shumë. Rekordet tani që po thyhen, po thyhen edhe nga moshat e mëdha. Po flasim për rekordin e vendosur në Maratonën që muajit e fundit. Pra unë nuk e shikoj këtë. Unë çdo vit bëj më mirë se vitin e kaluar. Tani ndihem me të vërtetë në formë. Kam pasur një stërvitje mjaft të mirë në kohët e fundit, që jam e sigurtë që edhe gjatë këtij viti do të arrijë rekorde të reja.

Kushtet e stërvitjes dhe shpërblimi?

Në fakt kjo e ndërlikon punën, pasi infrastruktura është baza. Mos pasja e një piste. Stërvitja në Elbasan pothuajse çdo ditë e vështirëson shumë. Por nuk është vetëm Luiza. Unë mendoj se shteti duhet të mendoj edhe për të tjerët. Nëse nuk investojnë, pasi baza është themeli. Aktualisht këto gara jam vetëm unë sepse janë gara shumë të vështira. Duhet të kesh shumë fokus, duhet të bësh gjithçka. Nuk është vetëm ajo stërvitja. Nëse do të ishte për shtetin, sigurisht që do e kishim lënë sportin, por pasioni është ajo që të mban. Emocioni që të rritet kur ngrihet flamuri shqiptar. Mërzitesh se vitet e fundit, kam sjellë medalje të rëndësishme si në Lojërat Mesdhetare. Kjo është hera e parë që Shqipëria merrte një medalje të tillë në atletikë. Akoma Tirana nuk ka ende një projekt për një pistë vrapimi dhe unë nuk e kuptoj në fakt këtë gjë. Ofertat për tu larguar?

Kam pasur oferta. Të them të drejtën, tani them sepse nuk e kam bërë. Në qoftëse do të ishte për Shqipërinë do të garoja me shpirtë gjatë gjithë kohës por nëse do të mendoja për të ardhmen time. Jetoj ende në shtëpi me qira. Ka ardhur koha që duhet të garoj për një shtet tjetër.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit