Autoritetet spanjolle kanë arrestuar një shtetas italian, i cili qëlloi për vdekje dy shqiptarë në 2012-ën pranë Milanos.
Maurizio Archinito, 26 vjeç, vrau Alban Medhën 51 vjeç dhe Ndue Brukën 28 vjeç.
Shkak për vrasjen u bë një vibrator që viktimat kishin lënë në dhomën e gjumit të prindërve të italianit, pas grabitjes.
Maurizio u dënua sëbashku me vëllanë e tij Mattia korrikun e shkuar, por u arratis drejt Spanjës, sapo gjykata ndryshoi masën e sigurisë.
Mësohet se italiani u kap nga policia e Barcelonës, duke shitur drogë.
Ndaj italianit rëndon një dënim me burgim përjetë, për vrasjen e shqiptarëve në formë hakmarrjeje.