Një 21-vjeçar shqiptar me iniciale K.P është arrestuar nga policia në Cavalese të Italisë, në kuadër të operacionit të koduar “Coca-Kola”.
Ai shpërndante marijuanë dhe kokainë tek të rinjtë e zonës “Valle di Fiemme”, shkruajnë mediat italiane.
Shqiptari ishte i njohur si kasap, ndërsa shpërndante lëndë narkotike te lokalet e zonës.
Kur u ndalua nga policia, shqiptari u shfaq tepër i nervozuar.
Gjaë kontrollit në banesën e tij, karabinierët gjetën 110 gram kokainë të pastër, marijuanë, përzierës, si dhe një peshore elektronike.