Mesfushori italian, Marko Verrati është një nga lojtarët më të dalluar te PSG-ja dhe prej shumë sezonesh luan si titullar me këtë ekip.
Ai i ka bindur drejtuesit me aftësitë e tij dhe tashmë është shumë afër rinovimit me klubin francez.
Sipas mediave parisiene, futbollisti italian ka arritur akordin paraprak për ta vazhduar karrierën me ekipin aktual.
Kontrata e re për Verratin do të jetë deri në vitin 2024.
Klubi i ka ofruar atij një pagesë prej më shumë se 10 milionë eurosh në sezon, një shifër e konsiderueshme kjo që nuk mund të refuzohet lehtë.
Për Verratin ka pasur interes kohët e fundit nga Spanja dhe Italia, por oferta e fundit e PSG-së pritet ta mbajë atë në Francë edhe për disa vite.