Mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksident në zonën e njohur si Ura e Tapizës në Fushë-Krujë.
Mësohet se katër mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Personat që udhëtonin në to kanë marrë lëndime, por jo serioze për jetën.
Si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi nga Tirana në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa është krijuar një varg makinash prej 5km.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.