Një polic ka përdhunuar një vajzë të mitur në shtëpinë e saj. BBC raporton se polici Peter Drummond, pasi e kishte gjetur 14-vjeçaren nëpërmjet rrjetit social Snapchat ka shkuar në shtëpinë e saj.
Më pas ai ka hyrë nga dritarja dhe e ka kërcënuar të miturën, që mos të bëjë zhurmë.
Mësohet se 38- vjeçari ka udhëtuar dy herë për në shtëpinë e 14-vjecares. Po ashtu e ditur bëhet se ai i ka mbyllur gojën të miturës, që ajo mos të bërtiste dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të pa mëshirë.
Polici është përballur me tre akuza për përdhunim dhe tre të tjera për veprimtari seksuale me një fëmijë. Këto ngjarje kanë ndodhur në vitin 2017.
E ditur bëhet gjithashtu se Peter i ka mohuar të gjitha akuzat e tjera, kurse përdhunimin e 14-vjeçares e ka pranuar.