Parashikon vdekjen e 10 të moshuarve gjatë vitit 2019, drejtoresha e azilit Fier bën deklaratën e çuditshme

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 18.02.2019, 21:17

Babëzia e institucioneve publike për tendera, ka arritur kulmin kur drejtoresha e azilit Fier është shprehur se për vitin 2019 do të vdesin 10 të moshuar. Tenderi me fond limit 600 000 lekë, financuar nga buxheti i shtetit, u zhvillua në agjencinë e prokurimit publik më 5 shkurt 2019.

Në lidhje me mënyrën se si u përllogarit ky numër, drejtoresha e këtij institucioni u shpreh:

Nëse ne kemi vendosur me përafërsi 10 shërbime funerale që mund të kryehen këtë vit, kjo bazohet në bazë të parashikimit të vitit që ka kaluar ku kemi pasur me përafërsi 8 shërbime funerale të kryera.”

Prej disa vitesh shërbimin publik i varrimit për bashkinë Fier i është dhënë me koncesion një kompanie, përfaqësuesi i të cilës u shpreh se deri dy vite më parë, shërbimet funerale në shtëpinë e të moshuave mbuloheshin nga ana e tyre, por më pas ky institucion ka vendosur ta tenderojë vetë shërbimin funeral të rezidentëve të tij.

Gazetarja e pyet:

Pra ju keni bërë varrimin e azilit deri tani, të shtëpisë së të moshuarve?"

Drejtoresha shton:

Ndërmjarrja funerale i ka bërë. Edhe prapë ne i bëjmë, ndonëse ja jep ai x-it të kësaj shoqërie, atij ja jep kjo. Ai vjen prap tek unë. Edhe unë nuk e quaj me arsye fare të bëhet tender me ketë punë, sepse 20 e ca vjet ne s’kemi pasur tendera me azilin, as diskutohet."

Shtëpitë e të moshuarve të cilat qëndrojnë në radhën e parë të institucioneve të përkujdesjes për moshën e tretë, duket se së fundmi e kanë humbur qëllimin e tyre, duke rezervuar kështu vdekjen e rezidentëve të tyre, me tendera.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit