Ditën e sotme nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Kozeta Mesiti, e propozuar nga PDIU, është shkarkuar nga detyra për shkak të pjesëmarrjes së saj në protestën e organizuar nga opozita të shtunën.
Përveç Mesitit u shkarkua edhe Drejtori i Tregjeve, Sokol Hysa, edhe ky i propozuar nga radhët e PDIU. Shkarkimi i tyre ka ardhur që në orët e para të mëngjesit, firmosur nga kryebashkiaku Veliaj.
E ndaj tij ka reaguar edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi. Veprimin e Veliajt, Idrizi e ka cilësuar hakmarrës e qesharak. Ai ka shtuar se është shpejt shumë që Veliaj ka filluar të sillet si Rama.
Kreu i PDIU e ka cilësuar të padrejtë shkarkimin e Mesitit dhe Hysës sepse çdokush ka të drejtë të marrë pjesë në protesta, sidomos kur nuk është ditë pune. Punonjësit e bashkisë nuk janë pengjet e Veliajt, është shprehur më tej Idrizi.